27.09.2018 · përditësuar para 2865 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se ka zhvilluar një takim me disa kongresistë amerikanë, ku i ka njoftuar ata për reformat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha me rëndësi.
Haradinaj gjithashtu i ka falënderuar kongresistët për rolin e tyre të veçantë në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Kërkova nga miqtë tanë që të mos e ndalojnë lobimin e tyre për Kosovën, që si shteti më i ri në rajon, të njihet nga të gjitha vendet e botës dhe të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj, në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Kryeministri po ashtu ka theksuar se kongresistët e kanë siguruar atë për mbështetjen e plotë të shtetit amerikan.
“Faleminderit që keni qenë çdoherë zëri më i fuqishëm i Kosovës!”, ka shtuar Haradinaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.