07.06.2019 · përditësuar para 2613 dite1 min lexim
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka bërë të ditur se ka pasur një takim shumë të frytshëm pune me deputetët e Bundestagut gjerman, Johan Wadephul CDU/CSU, Peter Bayer, CDU/CSU, Christian Schmidt, CDU/CSU.
Ai i ka falënderuar deputetët e CDU/CSU për kujdesin e treguar për Kosovën, përfshi mbështetjen e madhe dhënë në procesin e liberalizimit të vizave, transmeton Klan Kosova.
“Po ashtu i shpreha mirënjohje Parlamentit gjerman për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.