Lajmet e fundit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e keqja më e madhe e Gjykatës Speciale është se ajo sipas tij, është selektive dhe i prek vetëm shqiptarët.
Ai në emisionin Info-Box të Tv Dukagjinit është shprehur se nuk e çudit fakti se Gjykata Speciale mund të kërkoj prova dhe të bëjë hetime në zonën e Dukagjinit, sepse siç tha ai "lufta është bërë në Dukagjin, duke mos përfunduar lufta më herët si në disa zona tjera. Ka ndodhur lufta gjithë kohën"
Haradinaj ka theksuar se nuk e kupton se si po kanë fytyrë bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë hetimet për ish-pjesëtarët e UÇK-së, kur sipas tij, më këtë çështje është marrë UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i.
Sipas tij, edhe Gjykata Speciale është një mashtrim i radhës.
"Ky është qasi materiali, kanë me përfitu disa njerëz duke marrë rroga – asgjë më tepër" ka theksuar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.