Lajmet e fundit

Në Colmar të Francës, sot do të mbahet seanca e radhës e Gjykatës së Apelit, për të vendosur për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004.
Kjo seancë besohet të jetë seanca përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të gjitha dëshmitë që mund të ketë ofruar Serbia në këtë rast.
Ish-kryeministri i Kosovës është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze me një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004, transmeton Klan Kosova.