Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të marrë pjesë në një takim jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pos Haradinajt të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, transmeton Klan Kosova.