Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të mbajë mbledhjen e rregullt me ministrat e Qeverisë.
I pari i Qeverisë dje së bashku me delegacionin kosovar pati një takim me zyrtarët e lartë të BE-së, të cilët anuluan konferencën e paraparë pas tensioneve që patën, njofton Klan Kosova.
Ai nuk lëshoi pe për heqjen e taksës prej 100 për qind, prandaj edhe ky fakt u bë shkas për tensionet me zyrtarët europianë.
Mbledhja e Qeverisë do të mbahet nga ora 12:00.