Lajmet e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot e tutje fillon një etapë e re e kundërshtimit ndaj Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj në konferencën e Opozitës për media pohoi se në shesh do të qëndrojnë, duke vendosur tenda, derisa gjërat të ndryshojnë, në të kundërt ata nuk do të lëvizin më nga aty, njofton Klan Kosova.
“Sot fillon një etapë e re e kundërshtimit, ky aktivitet është bërë me përgatitjen e duhur, Kjo formë nënkupton qëndrim të përhershëm”, pohoi Haradinaj.
Ai tregoi se lejen për vendosjen e tendave e kanë marrë nga Komuna e Prishtinës.
“Nga sot jemi këtu”, ka përfunduar fjalimin e tij Haradinaj.