Lajmet e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalur para medieve ku ka thënë se në fund të ditës do të vërtetohet që ky version i kufirit me Malin e Zi është gabim.
Ai ka thënë se do të vërtetohet se është gabim duke u bazuar në faktet që do të prezantohen nga ekspertët, njofton Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë se Murat Meha nuk është bindës dhe se po kufizohet në harta kadastrale ndërsa ka shtuar se kufijtë kadastralë nuk janë kufij shtetëror.
Haradinaj është shprehur i bindur se parlamenti do ta rrëzojë këtë version të kufirit derisa ka shtuar se duhet të krijohet një komision i ri për këtë çështje ndërsa si zgjidhje të fundit ai ka thënë se është Gjykata e Arbitrazhit.