Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk është në dijeni lidhur me detajet e takimit të dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq.
Ai ka deklaruar se ende nuk ka pranuar asnjë informacion nga presidenca lidhur me takimin e dy homologëve, njofton Klan Kosova.
Thaçi dhe Vuçiq janë takuar para dy netësh më parë në Bruksel, takim ky që është ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
http://klankosova.tv/mogherini-kerkon-angazhim-te-shpejte-te-kosoves-dhe-serbise-palet-te-krijojne-ambient-te-favorshem-per-dialogim/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.