25.03.2016 · përditësuar para 3781 dite1 min lexim
Opozita e Bashkuar e ka anuluar protestën e paraparë të mbahej me 26 mars, të shtunë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë të shkurtër për media, ka dhënë lajmin se protesta do të anulohet.
Haradinaj nuk dha arsyet për anulimin e protestës, por tha se situata është e ndjeshme, duke mos u shpjeguar më tepër, njofton Klan Kosova.
Kurse lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Opozita megjithatë do të mbetet e bashkuar deri në finalizimin e kauzës së tyre.
Ndërsa, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka folur fare në konferencë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.