Lajmet e fundit

Kryeministri Rmaush Haradinaj, gjatë interpelancës rreth korrupsionit në institucione dhe zyrtarët e lartë të Kosovës, ka shpalosur raportin i cili ka përmbledhur të gjitha të dhënat në lidhje me sundimin e ligjit dhe rendit.
Ai tha se gjendja me sundimin e ligjit nuk është e kënaqshme mirëpo janë duke punuar ne këtë drejtim.
“Fokusi ynë ka qenë ndihma për institucionet e rendit dhe ligjit të ushtrojnë punën e tyre, të pavarura dhe të pandikuara. Nuk po them me u mburrë, por në krahasim me qysh ka qenë, sot është Kosovë tjetër”.
Fitore Pacolli nga Vetëvendosje, partia e cila e inicioi këtë interpelancë, theksoi se kreu i ekzekutivit nuk mund të ndalë presionet mbi institucionet e drejtësisë, përderisa kërkoi dorëheqjen e tij.
Replika e Haradinajt për deklaratat e Pacollit ishte e ashpër. Ai i tha deputetes se “dikush rreth saj, apo ajo, po rren”.