Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të vendos vija të kuqe për asnjë parti politike në Kosovë pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale.
Kështu ka thënë kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, në një prononcim për televizionin publik.
Haradinaj ka thënë se janë duke punuar shumë, bashkë me partnerin e koalicionit Nisma për Kosovën, që të dalin fitues në zgjedhjet e ardhshme.
“Po punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet si AAK-NISMA. Nëse nuk i fitojmë zgjedhjet nuk do të vendosim vija të kuqe për asnjë parti”, ka thënë Haradinaj për RTK-në.
Haradinaj gjithashtu ka theksuar se janë të hapur edhe për figura tjera politike dhe qytetarë të Kosovës për t'u bërë bashkë në rrugën e fitores.