Lajmet e fundit

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, mbrëmjen e së enjtes ka takuar banorët e komunës së Sharrit.
“Kjo trevë është një zonë me resurse të mëdha, njerëzore dhe të natyrës, së cilës i ka munguar një vëmendje dhe përkushtim i shtetit, që të marrë hapat e zhvillimit të madh e të shpejtë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
“Mbështetja në sektorin e blegtorisë, por edhe investimet në fushën e turizmit, do t’i bëjnë malet e Sharrit e të Opojës, një oazë të vërtetë zhvillimi në këndin jugor të Kosovës”, ka pohuar ai.