Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Në këtë takim Haradinaj ka shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor”, shkruan Kryeministri Haradinaj, në rrjetin social Facebook.
Haradinaj më tej shtoi se “ Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg. Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit”.