Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Kosova po kalon nëpër dy probleme shumë të mëdha.
“Qysh me e ndalë Serbinë me i shti duart në Kosovë, dhe qysh me e ndalë këtë Qeveri që po e çon vendin në humnerë”, janë, sipas Haradinajt, telashet e mëdha të vendit.
Sipas Haradinajt ndalja e këtyre dy të këqijave bëhet “vetëm duke qenë të vendosur e të palëkundur kundër”.
“Veç bashkë e të palëkundur, mund t’ia arrijmë këtij qëllimi”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.