Lajmet e fundit

Në prezantimin e tij para qytetarëve të Gjilanit, kandidati për kryeministër nga radhët PDK-AAK-Nisma, ka thënë se LDK-ja duhet të ketë turp për deklarimet që po lëshon në drejtim të tij, për shkak të koalicionit të ''Krahut të Luftës''.
Ramush Haradinaj tutje tha se ska si të përparojë vendi me qeverisjen e kryeministrit në detyrë Isa Mustafës, pasi ajo është qeveri e ngadaltë, njofton Klan Kosova.
''Gjithë qeveritë e botës, duhet ta dijnë që me punuar me Prishtinën, Kosova vendos. Shkollat tona janë ka zbrazen. Ka ardhë koha me shpresu edhe me mendu që kanë me u mbush''.
''LDK-ja dihet kush janë, tash pse unë po punoj me Thaçin e Veselin, po thojnë koalicioni i territ e i natës, marre iu koftë'', është shprehu Haradinaj, njofton Klan Kosova.
''Tash shkojnë e iu thojnë miqeve tanë, Ramushi i mirë po ka bë koalicion me PDK-në. Ku është e djathta juaj LDK, me Qeveri- slowmotion’’
''E pat Demarkacioni, Zajednica. E dijmë kush jemi shqiptarët, për me ditë kush është shqiptari pyetni komunitetet që kanë jetu me ne në kohrat më të vështira tona. Kem ditë me nderu secilin që ka jetuar me ne edhe serbët edhe turqit, romët etj''.
''Në Kosovë kurrë Serbia s’ka me vendosë. S’mund të na mësojë askush se kush është Serbia. Nëse mendon dikush se mundet me ardhë e me na tregu kush është Serbia, gaboheni rëndë. Ne e njohim e dijmë kush është Serbia e kemi fqinjt moti''.