Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur nga presidenti, Hashim Thaçi këtë të premte.
Haradinaj ka thënë ndër të tjera se me Thaçin kanë diskutuar edhe për ndarjen e detyrave. Kur janë pyetur për dialogun me Serbinë, ai është përgjigjur: “Detyrë e imja janë punët e shtëpisë. Dialogu është pa alternativë”.
Më tej ai ka thënë se fokusim i tij kryesor janë temat si energjia, shëndetësia, ekonomia, të cilat ai i quan detyra shtëpie, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se kanë pasur diskutim që kur të vjen epilogu i dialogut, ai të jetë i të gjithëve dhe jo vetëm i elitës politike.