Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një kumtese për media ka theksuar se protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta. Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha përcaktimet politike, sot i thanë jo qeverisë Mustafa.
"Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj."
"Ne si parti politike u shprehim falëndërimet më të thella qytetarëve të Kosovës, për angazhimin e tyre dhe për vendosmërinë që të jënë aktiv në vendimet e rëndësishme për vendin".
Aleanca jonë do të vazhdojë të jetë e lidhur ngusht me qytetarin e vendit edhe në këto momente të ndjeshme!" thuhet në njoftim.
Ky subjekt njëkohësisht ka shprehur keqardhjen për incidentet që pasuan protestën e sotme.
"Prandaj AAK dhe Kryetari Haradinaj, ftojnë të gjithë ata që eventualisht kanë mbetur të përfshirë në incidente të dhunshme, që të tërhiqen sa më parë dhe të mos e rrezikojnë as sigurinë e vetë e as të policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ta zbehin zërin e fuqishëm qytetarë kundër kësa qeverie"
"Incidentët e dhunshme janë të papranueshme, po aq sa është e papranueshme edhe sjellja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj reagimit qytetar", thuhet më tutje në kumtesë, transmeton Klan Kosova.