Lajmet e fundit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se që nga sot partia e tij ka vendosur që të nis me protesta kundër siç ka thënë ai "keqqeverisjes që po bëhet në Kosovë".
Sipas tij këto protesta do të bëhen në forma të ndryshme, por AAK-ja do t`i shmanget dhunës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri nuk e tha asnjëherë konkretisht se a do të bëhen këto protesta bashkë me partitë e tjera opozitare, njofton Klan Kosova.
Haradinaj nuk është shprehur i qartë nëse me këto protesta do të arrihet të rrëzohet Qeveria e Isa Mustafës.