Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim kryeministri Haradinaj me prindërit e vëllezërve Dehari, bashkëbisedoi për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit për media.
“Zotimet e kryeministrit Haradinaj për ndriçimin e rastit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari”, thuhet në njoftim.
Në takim ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.