Lajmet e fundit
“Sundim i ligjit është prioritet i qeverisë, këtë e kemi dëshmuar. Ky rishikim është në linjë me objektivat tona strategjike”, ka thënë kryeministri Haradinaj në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se prioritet i punës së tij në ekzekutiv është dhe do të mbetet sundimi i ligjit.
Ai ka deklaruar se këtë përkushtim e ka treguar me punën dhe rezultatet e treguara deri tanë në këtë sektor.
“Sundim i ligjit është prioritet i qeverisë, këtë e kemi dëshmuar. Ky rishikim është në linjë me objektivat tona strategjike”.
“Rikonfirmoj zotimet tona për forcimin e ligjit. Shpreh falënderim për partneret. Ky rishikim është historik në vendin tonë dhe këtë ta bëjmë së bashku”.
Këto komente ai i bëri në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku ka filluar procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.