Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar programin e tij qeverisës për mandatin e tij, me ç’rast ka thënë që do të fokusohet në luftimin e korrupsionit, rritjen ekonomike e të hyrave buxhetore, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare e rajonale dhe angazhim për investime në sektorin privat.
Sa i përket buxhetit të Kosovës, Haradinaj tha se do të jetë stabil dhe i balancuar.
Prioritet për qeverinë Haradinaj do të jetë integrimi në BE, lidhur me të cilin është zotuar për përmbushjen e proceseve integruese.
Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri tha që ka kërkuar pjesëmarrjen e Amerikës në dialog, për të cilin tha se do ta përmbyllin suksesshëm.
Gjate këtij mandati kryeministri deklaroi se do të bëhet edhe transformimi i FSK-së në ushtri. /klankosova.tv/