Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se u ka paraqitur ambasadorëve të vendeve të Quint-it, draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i qeverisë kosovare ka njoftuar se draft-dokumenti u është dorëzuar edhe të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike.
Ai shtoi se ky draft-dokument do të diskutohet me të gjitha palët për të arritur te dokumenti përfundimtar, ku do të përfshihet ekspertiza e të gjithëve.