Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të paraqitet edhe sot në interpelancë të kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Seanca do të nis në orën 13:00.
Haradinaj, dje është paraqitur nëdy interpelanca njëra kishte të bënte me ndarjen e mjeteve në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,kurse tjetra me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.