Lajmet e fundit

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se brena 4-5 javësh pritet që institucionet e Bashkimit Evropian që konfirmojnë që Kosova i ka kryer obligimet për liberalizimin e vizave.
Në pyetjen e gazetarëve, nëse Dita e Evropës – 9 maji do të jetë e fundit që kosovarët e festojnë si të izoluar, Haradinaj është përgjigjur me plotë gojën me “PO”, njofton Klan Kosova.
“Por nuk nënkupton që marrim viza menjëherë, pasi që qeveritë mund të kenë kërkesa të veçanta. Kah vjeshta shpresoj, nuk po jap data, por atëherë do të udhëtojmë lirshëm”.
“S’ka dyshim se ky është 9 maji i fundit me viza”./Klan Kosova/