Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka uruar Boris Johnsonin për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare.
"Përgëzoj Kryetarin e Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministrin Boris Johnson për fitoren elektorale. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet gjithmonë një mishërim i lirisë dhe demokracisë për Kosovën dhe njerëzit e saj, dhe ne mezi presim të avancojmë më tej lidhjet tona tradicionale të shkëlqyera", shkruan Haradinaj në rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.