30.05.2016 · përditësuar para 3699 dite1 min lexim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thurur elozhe për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, duke e quajtur nderi i kombit, njofton Klan Kosova.
Haradinaj, që mirënjohjen për Kadarenë e ka shprehur në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kadare është shkrimtar dhe personalitete i përmasave botërore.
“Nderimi që Franca i bën shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail, Kadare, është mirënjohje për artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Kadare, është Nderi i Kombit dhe çmimi 'Komandant i Legjionit të Nderit', të cilin sot ia jep Presidenti Francez, Hollande, na bën krenarë të gjithëve”.
Për Haradinajn, Kadare e meriton edhe çmimin Nobel.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.