Lajmet e fundit
Lideri i AAK-së e ka quajtur të drejtë dhe të nevojshëm veprimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.

Pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj veprimin e opozitës e quajti ndërprerje - pengim të demagogjisë, duke e cilësuar si veprim të drejtë, të qëlluar dhe të nevojshëm. Kjo pasi sipas të parit të AAK-së Asociacioni i Komunace serbe me kompetenca vendimmarrëse është gabim dhe se marrëveshjet janë të dëmshme edhe në aspektin ekonomik.
"Penguam demagogjinë në Kuvend
Edhe ka qenë reagim i pritur i deputetëve pra pengimi i një demagogjie që u provu me ndodh në Parlament.
Mos të harrojmë se ajo që u cilësua si raportim vjen pas disa jave spekulimesh në media të ndryshme e njoftime për marrëveshje që i mendojmë të dëmshme për vendin.
Pra, asociacioni i komunave me kompetenca vendimmarrëse është gabim, marrëveshje tjera janë të dëmshme edhe në aspektin ekonomik, po jo vetëm aq.
Mendojmë që si opozitë vepruam drejtë, dhe opozita e ka deklaruar edhe në seancën para kësaj se nuk mund të pretendohet në një normalitet kur ndodhin veprime kaq jonormale nga kryeministri i vendit.
Ështe një veprim i qëlluar, i drejtë, i nevojshme, një porosi e nevojshme se nuk mund të sillet kështu në Kosovë".