24.10.2015 · përditësuar para 3935 dite1 min lexim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se opozita do të vazhdojë t’i kundërshtojë marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, njofton Klan Kosova.
Ai në një prononcim nga selia e AAK-së tha se me ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës tashmë është përmbysur jeta parlamentare dhe vet rendi demokratik në Kosovë.
“Pasi nuk po shohim shenja të reflektimit as të përgjegjësisë politike, të dyshes Mustafa-Thaçi dhe meqë deri me sot janë penguar të gjitha nismat për t’i dhënë zgjidhje këtyre temave, dhe meqë është provokuar kaq rëndë opozita edhe opinioni me ‘Maskaradën’ e djeshme në Kuvend, ne do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në tërheqje, ose dorëheqje të qeverisë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
“Është për t’u habitur se si Qeveria, në vend që të reflektojë dhe ta shohë Opozitën si partner në këto tema, ka vendosur që ta luftojë atë, madje edhe me polici në Kuvend”.
“Ajo ka vendosur të mos e dëgjojë as zërin e Shoqërisë Civile e të 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.