Lajmet e fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe studentët e komunitetit akademik me vdekjen e professor Masar Stavilecit.
“Një intelektual, krijues dhe studiues i shkëlqyer i letërsisë. Shkenca dhe dija në Kosovë, por edhe gjithë të tjerët, do ta kemi një emër të respektuar të dijes mangut”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Profesori universitar Stavileci ka vdekur të dielën ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në qytetin e Gjakovës.