Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka ngushëlluar familjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi me rastin e ndarjes së tij nga jeta.
"Me pikëllim e mora lajmin për shkuarjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar dhe analistit për çështjet ekonomike, Ibrahim Rexhepi".
"I ndjeri shquhej për vrojtimin e mprehtë të realitetit politik dhe ekonomik në vend, duke qenë sëfundi edhe këshilltar i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.Ngushëllime të thella familjes, komunitetit të gazetarëve dhe miqve.U prehtë në paqe!", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
Gazetari dhe ekonomisti Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të rëndë.