Lajmet e fundit

Sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Elmi Morina, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
Haradinaj tha se me pikëllim e mori lajmin e vdekjes së Elmi Morinës.
"Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Elmi Morina nga Gllareva e Klinës. Luftëtari i dalluar i Brigadës 122" Imer Krasniqi", shërbeu pas çlirimit në Policinë e Kosovës, detyrë që e kreu me nderë e përkushtim. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftetarëve "- ka shkruar ai në Facebook.