Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,ka vizituar kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, në festën e Fitër Bajramit.
Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë duke u zotuar se institucionet e Kosovës do të mundësojnë lirinë e besimit, njofton Klan Kosova.
“E kam nderin edhe në emrin e Qeverisë të uroj kryetarin eBIK-ut, Naim Tërnavën, me gjithë kolegët e BIK-ut dhe të gjithë besimtarët e Kosovës dhe bashkëkombësit tanë. I uroj nga zemra të gjithë ata që festojnë Fitër Bajramin”.
“Jemi të gëzuar gjithë së bashku, urime dhe më të mirat. Detyra e institucionet është të mundësohet liria e besimit dhe të kenë të drejtë që të gëzojnë të drejtën e praktikumit”.