Lajmet e fundit

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, është lideri i fundit partiak i cili ka shkuar për t’u takuar me Presidentin Hashim Thaçi.
Ky takim lidhur me konsultimet për veprimet e mëtutjeshme pas rrëzimit të Qeverisë ka nisur në orën 12:00, transmeton Klan Kosova.
Pas takimit pritet që Haradinaj të dalë para gazetarëve për të konfirmuar qëndrimin e tij dhe të AAK-së.