Lajmet e fundit

Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u deklarua para gazetarëve.
Haradinaj tha se deputetët e AAK-së nuk bëhen pengesë në votimin e kryetarit të Kuvendit.
Ai tha se janë pro konstituimit të Kuvendit.
"Nëse shumica i ka votat dhe votohet kryetari i Kuvendit. Ne dje kemi deklaruar në princip ne kemi qenë dhe jemi për t'u konstituar kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën", deklaroi ai.
“Do të jetë qëndrim i përbashkët i opozitës, PDK, LDK dhe ne. Nuk do të ndahemi, por në parim ne jemi për, nuk kemi asgjë kundër, por nuk do të ndahemi nga opozita. Kemi komunikuar me telefon dhe kemi pasë biseda të vazhdueshme”, theksoi Haradinaj.