Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Deçan e Pejë, ka takuar gratë e këtyre komunave në kuadër të prezantimit të programit zgjedhor.
Aty ai u shpreh se vizioni i koalicionit është fuqizimi i rolit të gruas nga e drejta e trashëgimisë, te fuqizimi ekonomik.
"Gratë vendosin vetë, ato kanë vendosur 137. Sot, në takime të ndara në Deçan e Pejë, shpalosëm vizionin tonë drejt fuqizimit të rolit të gruas, nga e drejta e trashëgimisë, te fuqizimi ekonomik", ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka prezantuar plane konkrete veprimi.