Lajmet e fundit
Në sesionin plenar të këtij forumi, kryeministri Haradinaj pritet të shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës dhe planet dhe pritet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit

Ka nisur sot në Sofje të Bullgarisë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Forumi Ekonomik i Vjenës, po mbahet nën kryesimin e Bullgarisë e cila udhëheqë edhe me Presidencën Evropiane.
Në të përveç Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi derisa nikoqir i këtij samiti është Boyko Borissov, Kryeministër i Bullgarisë.
Në sesionin plenar të këtij forumi, kryeministri Haradinaj pritet të shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës dhe planet dhe pritet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit.
Bashkëpunimi Regjional, si pjesë e integrimit Evropian, Realiteti i Ballkanit Perëndimor, pritjet dhe përgjegjësitë, janë temat e këtij forumi.
Forumi Ekonomik i Vjenës shihet si një platformë e mirë për të vendosur bashkëpunim konkret ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.