10.02.2018 · përditësuar para 3094 dite1 min lexim
Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar heronjtë e lirisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arlington National Cemetery në Washington.
“Ishte nder i imi të përulem para varreve të heronjve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Mijëra ushtarë ranë duke mbrojtur vlerat e demokracisë dhe paqes në mbarë botën. Kosova më shumë se çkado, nderon flijimin e jetëve për liri. Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë”.
Haradinaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka zhvilluar disa takime me personalitete të rëndësishme atje, por të cilët kanë ndihmuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.