16.02.2018 · përditësuar para 3089 dite1 min lexim
Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin e tij kanë bërë homazhe tek figurat kryesore të Kosovës në nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, njofton Klan Kosova.
“Sa herë kemi festë, nderojmë sakrificën dhe punën e madhe të të gjithë atdhetarëve tonë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Kur po bëhemi gati që ta festojmë 10-vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, në Prekaz, vendin e kthesës së madhe, përkulemi tek varret e Jasharëve dhe te komandanti legjendar Adem Jashari”.
“Nderojmë e kujtojmë Zahir Pajazitin dhe të gjithë heronjtë që ranë për atdhe, për ta ridëshmuar përcaktimin dhe betimin tonë për mbrojtjen e lirisë me çdo çmim”.
“Sa herë vijnë përvjetorë të pavarësisë së Kosovës, kujtojmë ideatorin dhe kreatorin e saj, presidentin historik, Ibrahim Rugovën”.
“Lavdi të gjithë brezave që kanë dhënë çdo gjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”!
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.