Lajmet e fundit
Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Llapit duke e vlerësuar lartë sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj , për nder të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Llapit, ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, komandantit Zahir Pajaziti.
Haradinaj tha se luftëtarët e Llapit janë ndër të parët që i dolën zot vendit, në kohën kur vendi kishte nevojë për sakrificën për liri. Ne sot i nderojmë duke e konsideruar sakrificën e tyre si udhërrëfyes të punës sonë të përditshme.
Në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Llapit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri homazhe pranë varrit të heroit të kombit, komandantit Zahir Pajaziti.