Lajmet e fundit

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” dhe medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.
Drejtor i Misionit për Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, ka thënë që Haradinaj meriton respektin e të gjithëve dhe se sakrificat e djemve të UÇK-së nuk mund të harrohen.
Ndërsa Ramush Haradinaj, i cili e quajti Amerikën engjëll mbrojtës të Kosovës, u shpreh i emocionuar për çmimin.