Lajmet e fundit

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999 që shënon edhe fillimin e fushatës së bombardimeve të Aleancës Veriatlantike për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se Kosova është bërë vend i lirisë dhe demokracisë, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Më 24 mars 1999, miqtë e Kosovës, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dhanë fund fushatës së egër të regjimit të Millosheviqit pë gjenocid dhe spastrim etnik të shqiptarëve! Kosova gjithmonë do të i jetë mirënjohëse NATO-s
Sot pas 21 vitesh intervenimi i NATO-s festohet në Kosovën e lirë e të pavarur. Nga një vend nën kthetrat e regjimit gjenocidal Kosova është bërë vend i lirisë dhe demokracisë qe përqafon vlerat e NATO-s dhe synimin për paqe e stabilitet.
Faleminderit, përjetësisht!