Lajmet e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, të thirrur për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, bëri akuza të rënda në drejtim të presidencës dhe qeverisë.
Madje për këta të fundit ai bëri thirrje që të ndalen përndryshe do të kenë pasoja, pasi që këta do të ndalen nga vetë banorët e kësaj ane.
Sipas kreut të AAK-së demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi është i dëmshëm dhe luan themelet e shtetësisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.