Lajmet e fundit

I ftuar në Zona B, sonte është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Me Haradinaj, është duke u diskutuar në lidhje me takimin që ai kishte dje me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendësin e tij Hashim Thaçin si dhe me presidenten Atifete Jahjaga.
Sipas Hardinaj kreu i Qeverisë, Isa Mustafa, nuk është aq i zoti për pozitën që ai mban.
“Ne mendojmë që nuk e kemi gjendjen e mirë në vend, se kryeministri Mustafa është një kryeministër i dobët edhe pa këto dy marrëveshje, është i cekët si kryeministër”.
“Përmbysjen e gjendjes qeverisëse e bënë dy marrëveshjet, njëra prej të cilëve Gjykata Kushtetuese e nxori jo në harmoni me Kushtetutën”.