Lajmet e fundit

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka marrë vizën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është i ftuar për të marr pjesë në inaugurimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump, ceremoni e cila do të mbahet gjatë muajit janar.
Lajmin për marrjen e vizave e ka bërë të ditur gruaja e tij, Anita Muçaj, e cila përmes profilit të saj në facebook, i bën thirrje bashkëshortit që sa më parë të kthehet në Kosovë.
Pas shume ditëve ne ankth, sot më në fund më erdhi një lajm i mirë. Kërkesat për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës na janë aprovuar. Ramush hajde më shpejt, vizat po na presin”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Haradinaj është liruar me kusht nga gjykata e Colmanit në Francë, pasi me 4 janar ishte arrestuar me një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.