Lajmet e fundit

Gjykata në Kranj të Sllovenisë ka vendosur që Ramush Haradinaj të vazhdoj ende të mbetet në Slloveni derisa gjykata të procedojë me apelin e tij, dhe më pas do ta konsiderojë kërkesën e shtetit serb - ekstradimin e Haradinajt në Serbi, raporton N1, transmeton Klan Kosova.
Thuhet, po ashtu se gjykata në Kranje ka marrë “një ankesë për procedurat e trajtimit, në lidhje me shtetasin e arrestuar të Kosovës”, shkruan agjencia STA.