Xhavit Haliti ka folur për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dy ditë më parë dhe ka thënë se ai pritet të lirohet brenda ditësh.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës këto komente i ka bërë në një emision në televizionin publik.
“Gjatë kontrolleve në kufi policit i del që një udhëtar ka fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli dhe ai është i obliguar ta zbatojë atë”, ka thënë Haliti, duke shpjeguar arrestimin e Haradinajt nga francezët.
Ai shtoi se Franca pas shqyrtimit të të gjitha argumenteve do ta lirojë Ramush Haradinajn brenda ditësh.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.