Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka lënë Kosovën pa ushtri, njofton Klan Kosova.
“Sa i përket ushtrisë, është LDK-ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri”, tha Haradinaj në foltore të Kuvendit.
“Në ambasadën amerikane, kur ishim me Thaçin e Pacollin, na kanë ofruar më 2014 ta bëjmë ushtrinë”.
Ai vazhdoi ta fajësojë LDK-në për atë që Haradinaj e quajti dëm, duke thënë se për tërë këto vite, ka qenë kjo parti arsyeja pse Kosova ende nuk e ka ushtrinë e vet.
“LDK-ja kanë dashur të bëhen patriotë atëherë. Na kanë quajtur tradhtarë. Për katër vjet na kanë lënë pa ushtri”.
“E keni lënë Kosovën pa ushtri që 10 vjet, turp t’ju vjen”.
“LDK e keni bërë këtë dëm”.