Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj para protestës së paralajmëruar të Vetëvendosjes tha se ekziston një rrezik kur një parti proteston kundër një prokurori.
“Ekziston një rrezik kur një parti politike proteston kundër një prokurori. Kjo mund të kalojë në dimensione tjera, gati ndërhyrje ose presion në gjyqësor”.
Haradinaj tha se e përkrah thirrjen e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për protesta, por tha se nuk e përkrah protestën e Vetëvendosjes kundër Prokurosisë së shtetit, njofton Klan Kosova.
“Unë i kam bërë thirrje dje Lëvizjes Vetëvendosje që janë parti parlamentare dhe që duhet t’i shterrojnë mjetet e tjera për të kundërshtuar Prokurorinë e Shtetit”.
Në ora 12:00 gjatë ditës së sotme pritet që Vetëvendosje të mbajë një protest kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.