16.06.2017 · përditësuar para 3333 dite1 min lexim
Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kujtuar jetën dhe veprën e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, pas vdekjes së, njofton Klan Kosova.
“Helmut Kohl do të mbahet mend për ndërrim epokash në Evropë. Kosova dhe shqiptarët kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të filozofisë politike të Kohlit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“I shprehë respektin dhe ngushëllimet popullit dhe Qeverisë gjermane për largimin nga jeta të prijësit të madh të tyre dhe Evropës, Kancelarit Helmut Kohl”.
Ish-kancelari i Gjermanisë, Helmut Kolh ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 87 vjeçare. Kohl përshkruhet si babai i ribashkimit të Gjermanisë, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
Ai e pati lënë politikën në vitin 2002.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.